Upload and Map Quick Tips

Në bllokun e adresave mund të ngarkoni kontakte të shumta shpejtë dhe lehtë! Procesi ynë i ngarkimit përdor shoqërimin e fushave të paracaktuara për të lidhur të dhënat e kontaktit të skedarit tuaj me fushat e Bllokut të Adresave të MyDHL+.

  • Opsioni manual ju lejon të jepni të dhënat tuaja në çfarëdolloj rendi për shoqërim te fushat e bllokut tonë të adresave.
  • Për sa kohë që informacioni në skedarin tuaj është në përputhje me udhëzimet tona, kontaktet do të ngarkohen me sukses.
  • Pas ngarkimit të skedarit dhe shoqërimit të fushave, kontaktet tuaja bëhen menjëherë të disponueshme për transport!
  • Do të mund të ruani zgjidhjen tuaj për shoqërimin e fushave, për ta përdorur sërish në cilësinë e një opsioni të automatizuar.

Për të ngarkuar kontaktet me sukses, sigurohuni që informacioni respekton udhëzimet tona të fushave.

Hera e parë që po ngarkoni kontakte në bllokun e adresave? Ju mund të testoni opsione të ndryshme duke ngarkuar një kontakt provë.

  • Kontrolloni se si shfaqet në bllokun tuaj të adresave,
  • Krijoni një ide të qartë se cilat të dhëna të kontaktit shkojnë te fushat e bllokut të adresave,
  • Shihni se sa lehtë modifikohen dhe fshihen kontaktet.
  1. Kontrolloni nëse skedari juaj përmban një rresht titulli
  2. Kontrolloni nëse të dhënat duhet të shkurtohen
  3. Vendosni kufizuesin e fushës, dhe sipas rastit, kufizuesin e tekstit
    Shembull: “DHL Express”,”John Smith”, “Adresa 1”
    Si kufizues i fushës shërben presja (,) ndërsa si kufizues të tekstit shërbejnë thonjëzat (“).
  4. Zgjidhni bashkësinë e karaktereve, nëse keni dyshime zgjidhni UTF-8
  5. Ngarkoni dhe zgjidhni skedarin tuaj

Nëse hasni ndonjë problem me ngarkimin e skedarit tuaj:

  • Ne do t'ju japim informacion specifik, që të përditësoni kontaktin dhe të përpiqeni që ta ngarkoni skedarin përsëri.
  • Nëse keni nevojë për ndihmë, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar! Na kontaktoni në: +35542406666