Upload Quick Tips

Në bllokun e adresave mund të ngarkoni kontakte të shumta shpejtë dhe lehtë! Procesi ynë i ngarkimit përdor shoqërimin e fushave të paracaktuara për të lidhur të dhënat e kontaktit të skedarit tuaj me fushat e Bllokut të Adresave të MyDHL+.

  • Kjo gjë garanton që informacioni të shkojë në fushën e saktë për secilin kontakt.
  • Pas ngarkimit të skedarit, kontaktet tuaja bëhen menjëherë të disponueshme.
  • Mund të filloni të krijoni etiketa dërgesash në mënyrë të shpejtë me kontaktet tuaja të reja në Bllokun e Adresave të MyDHL+! 
  • Kontaktet e ngarkuara mund të përditësohen drejt e në bllokun e adresave.

Për të ngarkuar kontaktet me sukses, sigurohuni që informacioni respekton udhëzimet tona të fushave.

Hera e parë që po ngarkoni kontakte në bllokun e adresave? Ju mund të testoni opsione të ndryshme duke ngarkuar një kontakt provë.

  • Kontrolloni se si shfaqet në bllokun tuaj të adresave,
  • Krijoni një ide të qartë se cilat të dhëna të kontaktit shkojnë te fushat e bllokut të adresave,
  • Shihni se sa lehtë modifikohen dhe fshihen kontaktet.
  1. Zgjidhni opsionin e ngarkimit
  2. Kontrolloni nëse skedari juaj përmban një rresht titulli
  3. Kontrolloni nëse të dhënat duhet të shkurtohen
  4. Vendosni kufizuesin e fushës, dhe sipas rastit, kufizuesin e tekstit
    Shembull: “DHL Express”,”John Smith”, “Adresa 1”
    Si kufizues i fushës shërben presja (,) ndërsa si kufizues të tekstit shërbejnë thonjëzat (“).
  5. Zgjidhni bashkësinë e karaktereve, nëse keni dyshime zgjidhni UTF-8
  6. Ngarkoni dhe zgjidhni skedarin tuaj
  7. Klikoni Shtoni Kontakte te Blloku i Adresave

Nëse hasni ndonjë problem me ngarkimin e skedarit tuaj:

  • Ne do t'ju japim informacion specifik, që të përditësoni kontaktin dhe të përpiqeni që ta ngarkoni skedarin përsëri.
  • Nëse keni nevojë për ndihmë, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar! Na kontaktoni në: +35542406666