Çfarë janë Detyrimet dhe Taksat?

Gjatë transportit ndërkombëtar të mallrave, dërgesat janë objekt i detyrimeve dhe taksave, siç parashikohet nga doganat në shtetin e destinacionit, në bazë të vlerës, origjinës dhe llojit të produktit.

Udhëzuesi i Dërguesit për Detyrimet dhe Taksat

Është e rëndësishme të kuptoni detyrimet dhe taksat gjatë transportit ndërkombëtar, dhe që këto mund të aplikohen për dërgesën tuaj.
Të gjitha llojet e dërgesave (duke përfshirë dhuratat, mostrat dhe mallrat për riparim) i nënshtrohen procesit të zhdoganimit në import, siç përcaktohet nga rregulloret doganore në shtetin e destinacionit. Dërgesa zhdoganohet në bazë të mallit, shtetit të origjinës, vlerës dhe sasisë. Dërgesat e tatueshme janë objekt i detyrimeve doganore, të cilat përfshijnë tarifa ose taksa mbi mallrat gjatë transportit ndërkombëtar.
Në shumicën e shteteve, llogaritja e detyrimeve varet nga vlera e matshme e një dërgese të tatueshme. Për qëllime të kësaj llogaritjeje, mallrave të tatueshme iu vendoset një kod klasifikimi i njohur si Kodi i Sistemit të harmonizuar, i cili përcakton çmimin e zbatueshëm të detyrimit.  Ky sistem është një nomenklaturë shumëfunksionale ndërkombëtare për produktet, e përgatitur nga Organizata Doganore Botërore dhe është në zhvillim të vazhdueshëm.
Zakonisht, pagesa e detyrimeve, taksave dhe tarifave të tjera fiskale është përgjegjësi e marrësit, edhe pse DHL Express ofron mundësinë që mbajtësit e llogarive DHL të paguajnë për to.
Në këtë rast, pas dorëzimit të dërgesës, DHL faturon klientët për detyrimet dhe taksat që kemi paguar në emër të tyre në destinacion, si dhe një tarifë të vogël administrative.
Taksat vendosen mbi mallrat e transportuara jashtë një kufiri politik (edhe pse disa zona të tregtisë së lirë ekzistojnë në mbarë botën) Zakonisht, taksat lidhen me proteksionizmin, politikën ekonomike të kufizimit të tregtisë ndërmjet kombeve.
Kryesisht, taksat vendosen mbi mallrat e importuara, edhe pse herë pas here mund të vendosen edhe mbi mallrat e eksportuara.

Udhëzuesi i Marrësit për Detyrimet dhe Taksat

A keni marrë një pako dhe keni nevojë të kuptoni detyrimet tuaja lidhur me pagesën e detyrimeve dhe taksave?
Ju mund të jeni objekt i detyrimeve dhe taksave doganore për produktet që keni blerë në internet sepse:
  • Detyrimet dhe taksat nuk përfshihen në çmimin e mallrave që blini në internet dhe rrjedhimisht mund të mos përfshihen në kostot totale të transportit që i paguani shitësit me pakicë në internet. Kontrolloni faqet e internetit të shitësve me pakicë për të parë nëse çmimet e blerjeve i përfshijnë detyrimet dhe taksat.
  • Gjatë blerjes së mallrave në internet, disa ose të gjitha prej këtyre mallrave mund të mos e kenë origjinën në shtetin e vendbanimit tuaj, prandaj janë objekt i detyrimeve doganore dhe/ose taksave, të cilat përfshijnë tarifa ose taksa mbi mallrat gjatë transportit ndërkombëtar.
  • Kur mallrat nuk dërgohen brenda vendit (brenda shtetit tuaj) ose brenda një bashkimi doganor të vetëm, si p.sh. Bashkimi Evropian, ju duhet të paguani detyrimet, taksat dhe tarifat e tjera fiskale në hyrje, të cilat konsiderohen të përshtatshme nga autoriteti doganor lokal dhe siç janë autorizuar nga kuadri legjislativ në shtetin e importit.
  • Për t'u siguruar që korrieri i DHL Express do të dorëzojë mallrat tuaja në kohën më të shkurtër të mundshme pas hyrjes në shtetin tuaj ose bashkimin doganor, DHL paguan autoritetin doganor në emrin tuaj për çdo detyrim dhe taksë që parashikohet për mallrat (dhe ju faturon juve).
  • Zakonisht, DHL do t'ju njoftojë për pagesën e detyrimeve dhe taksave (ndaj DHL), si për shembull do t'ju dërgojë një link për të paguar në internet. Pagesa e menjëhershme ju garanton një dorëzim pa probleme të dërgesës suaj.
  • Pagesat, nëse ka, në varësi të vendit të dërgimit të mallrave, llojit të mallrave, vlerës së transaksionit dhe peshës së pakos, si dhe kostot e tjera që vendos autoriteti doganor, duhet t'i shtohen vlerës së dërgesës suaj për të bërë këto llogaritje.
Kur blini mallra në internet, duhet të kontrolloni gjithmonë nëse do të dërgohen në adresën tuaj nga:
  • Shteti juaj
  • Një shtet tjetër
  • Vendi i 3-të (Jashtë shtetit të bashkimit doganor)
  • Shënim: Kur blini mallra për përdorim tregtar, zbatohen rregulla të tjera.
Një dhuratë përkufizohet si një objekt që dërgohet drejtpërsëdrejti nga një individ privat te një tjetër dhe këto mallra nuk i nënshtrohen taksave të importit nëse vlera është nën kufijtë e deklaruar lokal.
Porositja dhe pagesa për mallrat me origjinë jashtë shtetit tuaj ose jashtë territorit tuaj doganor për t'u transportuar te një individ i ndryshëm nga blerësi, nuk përfshihen në përkufizimin doganor për dhuratat.
Më Shumë Rreth Tatimeve dhe Taksave
Kthehuni në Krye