Zhdoganim Më i Shpejtë - Si të Bëni një Ndryshim

Ne kemi optimizuar proçeset tona për të thjeshtuar dhe përshpejtuar proçedurat doganore. Detajet e dërgesës që mundësoni - të tilla si detajet e faturës doganore - luajnë një rol të rëndësishëm në zhdoganimin e shpejtë të dërgesave.
Lëvizni për Më Shumë
DHL transmitting shipment information to customs authorities
Zhdoganimi fillon menjehere
Ne ecim shpejt! Edhe përpara se pakot tuaja të ngarkohen në avionë, DHL dërgon detajet (të dhënat) e faturës tuaj doganore tek autoritetet doganore për kontrolle sigurie dhe gjithashtu për të filluar zhdoganimin.
  • Të dhënat transmetohen në mënyrë elektronike
  • Përpara se dërgesat të ngarkohen në avionë
  • Në vendin e nisjes
Rrjeti i Rregulloreve Globale Doganore

Ne punojmë me kërkesat doganore nga e gjithë bota.

Për të siguruar zhdoganim të qetë dhe të shpejtë me DHL Express, transportuesit duhet të ofrojnë:

  • Përshkrime të plota dhe të sakta të produktit
  • Detajet e dërgesës në mënyrë elektronike
Customs authorities reviewing shipment details for clearance

Rrjeti Ynë Global i Fluturimeve

Ne përdorim drejtim dinamik dhe fleksibël të avionëve për të siguruar gjithmonë kohën më të shpejtë të mundshme të tranzitit. 

Kjo do të thotë se rregulloret e kontrollit të sigurisë doganore mund të ndikojnë në dërgesat në çdo vend të origjinës dhe destinacionit në varësi të rrugës.

Woman describing the items in her package
Detajet e Sakta Kanë Rëndësi!
Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të ndihmuar dërgesën tuaj përmes proçesit të kontrollit të sigurisë doganore dhe zhdoganimit është të siguroheni që të përshkruani me saktësi artikujt (mallrat/produktet) e dërgesës tuaj.
  • Çfarë mallrash janë, nga çfarë përbëhen dhe cili është qëllimi i tyre
  • Kodi i klasifikimit të Sistemit të Harmonizuar (HS)
  • Detajet që mungojnë ngadalësojnë procedurat doganore!
MyDHL+ Ju Ndihmon
Kur krijoni dërgesa në MyDHL+, ne do t'ju ndihmojmë të ofroni detaje të dërgesës dhe faturës doganore që mbështesin proçesin më efikas të kontrollit të sigurisë doganore dhe zhdoganimit.
  • Ne do t'ju japim këshilla dhe udhëzime mbi përshkrimin e artikujve tuaj
  • Ne mund t'ju ndihmojmë të krijoni faturën tuaj doganore
  • Opsione për ngarkimin elektronik të detajeve të dërgesës
Woman describing the items in her package
Kthehuni në Krye