FAQ-të – Detyrimet dhe Taksat

Në shumicën e shteteve, llogaritja e detyrimeve varet nga vlera e matshme e një dërgese të tatueshme. Për qëllime të kësaj llogaritjeje, mallrave të tatueshme iu vendoset një kod klasifikimi i njohur si Kodi i Sistemit të harmonizuar, i cili përcakton çmimin e zbatueshëm të detyrimit.  Ky sistem është një nomenklaturë shumëfunksionale ndërkombëtare për produktet, e përgatitur nga Organizata Doganore Botërore dhe është në zhvillim të vazhdueshëm.
  • Të gjitha llojet e dërgesave (duke përfshirë dhuratat, mostrat dhe mallrat për riparim) i nënshtrohen procesit të zhdoganimit në import, siç përcaktohet nga rregulloret doganore në shtetin e destinacionit. Dërgesa zhdoganohet në bazë të mallit, shtetit të origjinës, vlerës dhe sasisë.
  • Dërgesat e tatueshme janë objekt i detyrimeve doganore, të cilat përfshijnë tarifa ose taksa mbi mallrat gjatë transportit ndërkombëtar.
Ju nevojitet një llogari DHL për të paguar detyrimet dhe taksat për marrësin.

Autoritetet doganore në vendin e destinacionit vendosin nëse zbatohet ndonjë detyrim ose taksë në momentin e mbërritjes së pakos.

  • Kjo gjë bazohet në informacionin e dhënë në etiketën e transportit (ose fletëngarkesën) dhe dokumentacionin doganor – në veçanti përmbajtja e dërgesës, vlera dhe pesha e deklaruar.
  • Detyrimet dhe taksat zbatohen vetëm për pakot që udhëtojnë jashtë Bashkimit Evropian dhe jo të gjitha mallrat janë objekt i këtyre tarifave.
Po, zakonisht detyrimet doganore të importit nuk aplikohen për pakot që udhëtojnë brenda një bashkimi doganor, si p.sh. Bashkimi Evropian. Sidoqoftë, taksat mund të vendosen.

Mallra e Blera Online

Kompania shitëse online ka një marrëveshje me DHL për dorëzimin e artikujve të porositur online.
  • Detyrimet dhe taksat zakonisht nuk përfshihen në çmimin e mallrave që ju bleni online.
  • Kur ju bleni mallra online, disa ose të gjitha këto mallra mund të mos kenë të njëjtën origjinë me vendin ku jetoni.
  • Kur mallrat nuk janë dërguar brenda shtetit, ose brenda një unioni doganor të vetëm, si psh. Bashkimi Europian, ju jeni përgjegjës për të paguar çdo detyrim dhe taksë hyrëse që autoritetet doganore lokale në vendin tuaj e mendojnë të përshtatshme.
  • Për të siguruar që korrieri i DHL të dorëzojë mallrat tuaja në kohën më të shpejtë të mundshme të tranzitit, kur hyjnë në shtetin tuaj, DHL paguan menjëherë tek autoritetet doganore në emrin tuaj çdo detyrim dhe taksë të detyrueshme për mallrat.
  • DHL i lëvron mallrat tek ju vetëm pasi i është ripaguar plotësisht çdo detyrim dhe taksë që është paguar në emër tuaj.

Pavarësisht se ju i keni porositur dhe blerë mallrat online, mallrat janë gjithësesi subjekt i një procedure importi për zhdoganimin e dërgesës. Zhdoganimi varet nga:

  • Shteti i origjinës
  • Vlera e deklaruar dërgesës përfshi pagesën e transportit
  • Sasia e mallrave

Secili shtet ka ligjet e veta doganore dhe detyrimet për llojet e ndryshme të mallrave dhe vlerave caktohen lokalisht. DHL, ashtu si çdo kompani tjetër ndërkombëtare transporti, duhet të veprojë në përputhje me legjislacionin doganor lokal dhe kështu DHL paguan detyrimet në emër të marrësit për të zhdoganuar dërgesat në momentin e mbërritjes.

Ju nuk do t’i paguani DHL-së asnjë kosto tjetër transporti. Më saktë, do t’ju kërkohet të paguani detyrime dhe taksa doganore dhe pagesa të tjera importi të lidhura me zhdoganimin në shtetin tuaj, sipas rregullave lokale.
Të gjitha llojet e dërgesave (duke përfshirë dhuratat, mostrat dhe mallrat për riparim) i nënshtrohen procesit të zhdoganimit në import, siç përcaktohet nga rregulloret doganore në shtetin e destinacionit. Dërgesa zhdoganohet në bazë të mallit, shtetit të origjinës, vlerës dhe sasisë. Do të duhet të paguani detyrimet dhe taksat doganore vetëm nëse vlera e dhuratës e kalon pragun lokal të përcaktuar.
Secili shtet ka kufizime për mallrat e importuara që përdoren për qëllime personale. Kjo bëhet për të shmangur abuzimet dhe për të dalluar importet për qëllime personale nga ato tregtare.

Në varësi të vlerës së deklaruar dhe llojit të mallrave të importuara ju mund të prisni pagesat e mëposhtme:

  • Detyrimet doganore te importit (përqindja e vlerës së dërgesës dhe detyrimeve të transportit)
  • Taksa lokale
  • Pagesë shtesë për DHL-në për parapagimin e detyrimeve doganore
  • Pagesa rregllatore, nëse aplikohen
Kthehuni në Krye