FAQ-të – Gjurmimi dhe Monitorimi

DHL riciklon periodikisht numrat e fletëngarkesës së dërgesave për arsye operacionale. Herë pas here, kjo gjë bën që në sistemet tona të kemi informacion në të njëjtën kohë për dy dërgesa që transportohen me të njëjtin numër fletëngarkese. DHL po punon fort që t'i eliminojë këto raste, megjithatë, jini të sigurt se edhe pse ky informacion mund të jetë konfuzues, dërgesa juaj fizike do të shkojë në destinacionin e saktë dhe do të marrë të njëjtën vëmendje të veçantë si çdo dërgesë tjetër në rrjetin tonë.
Kjo ndodh zakonisht kur informacioni që kemi nuk mjafton për të gjurmuar dërgesën për ju. Adresa mund të jetë e pasaktë dhe ne kërkojmë sqarime ose mund të kërkojmë informacione të tjera shtesë. Kjo çështje mund të zgjidhet shumë shpejt duke kontaktuar me Shërbimin e klientit.
Destinacionet e Tërheqjes dhe të Dorëzimit që shfaqen në rezultatet e gjurmimit të DHL Express bazohen në destinacionin e vendndodhjes së Stacionit të Shërbimit që ofron atë tërheqje dhe dorëzim. Ju lutemi, të jini të sigurt se dërgesa juaj po dorëzohet në destinacionin e dhënë nga ju gjatë plotësimit të fletëngarkesës për dërgesën(at) tuaja.
Ky status ofron një tregues të procesit të zhdoganimit nga destinacionit. Ju lutemi, klikoni te opsioni Detaje të mëtejshme (+) për ta hapur dhe për të parë informacionin shtesë të disponueshëm. Kjo pikë kontrolli ju lejon të shihni para kohe nëse kërkohet informacion shtesë nga doganat për zhdoganimin.
Po, nën disa kushte të caktuara. Ju rekomandojmë që të mbani shënim numrin tuaj të gjurmimit, megjithatë, nëse keni numrin referencë të dërguesit, ju mund të përdorni Shërbimin tonë në internet të Gjurmimit të Referencës së Dërguesit.
Kthehuni në Krye