Bateri me Litium

Transporti i sigurt i Baterive me Litium është thelbësor për të garantuar që dërgesa juaj është dorëzuar siç synohej. 

Çfarë duhet të dini

  • Bateritë me Litium klasifikohen si Mallra të Rrezikshme.
  • Për Bateritë me Litium ekzistojnë rregullore transporti
  • Nuk lejohen bateritë defektoze, të dëmtuara dhe të tërhequra nga tregu
  • Dërguesi është ligjërisht përgjegjës për pajtueshmërinë dhe transportimin e sigurt të Baterive me Litium.
  • DHL Express nuk pranon të gjitha llojet e Baterive me Litium.
  • Ju duhet të jenë mbajtës i një llogarie DHL të miratuar paraprakisht për të dërguar Bateri me Litium
Një gamë e gjerë mallrash elektronike që funksionojnë me Bateri me Litium janë objekt i Rregulloreve për Mallrat e Rrezikshme, pavarësisht faktit nëse janë të rikarikueshme (Me Litium dhe Jon) ose të pakarikueshme (Me Litium dhe Metal).
Rregulloret zbatohen kur bateritë me litium janë:
Mallrat e Rrezikshme
Të hapura
Bateritë e dërguara si artikuj individualë (të hapura/ të grupuara)
Shembull: Karikues baterish portativ
 
Paketuar me Pajisje
Pajisja dhe bateritë e saj në të njëjtën pako.
Shembull: Një kamera me bateri shtesë
Të Përfshira në Pajisje
Bateri e instaluar në pajisje.
Shembull: Tablet me Bateri me Litium të integruar
Transporti i sigurt i këtyre materialeve në rrugë ajrore dhe pajtueshmëria e plotë me rregulloret e ICAO/IATA është përgjegjësi ligjore e Dërguesit. IATA dhe DHL kanë prodhuar materiale udhëzuese për t'i ndihmuar Dërguesit që të kuptojnë dhe të respektojnë rregulloret.
Të Lejuara
  • Pakot me pajisje që përmbajnë më pak se 2 bateri ose 4 qeliza pranohen për transport pa shenjën e baterive me litium.
Shembull: Një pako që përmban një laptop mund të ketë 1 bateri me litium dhe jone dhe 2 pila në formë kopse me litium dhe metal të instaluara.
Nuk Lejohet
  • Bateritë me Litium që dihet se ose dyshohet që janë defektoze, të dëmtuara ose të tërhequra nga tregu paraqesin rrezik të lartë për sigurinë e personelit dhe pronës, dhe nuk lejohen në avion në asnjë rast.
  • Kur dihet se ose dyshohet që një Bateri me Litium defektoze, e dëmtuar ose e tërhequr nga tregu është e integruar brenda një laptopi, telefoni ose pajisjeje tjetër, bateria duhet të hiqet përpara se DHL të mund të pranojë dërgesën.
DHL Express kërkon miratimin paraprak lidhur me dërgimin e Baterive me Litium për t'u siguruar që mbajtësit e llogarive janë trajnuar dhe udhëzuar mjaftueshëm sa për të përgatitur dërgesat e Baterive Litium sipas rregulloreve në fuqi dhe politikave e procedurave të DHL.
Jeni të interesuar të keni një llogari DHL të miratuar paraprakisht? Ekspertët tanë me përvojë janë këtu për t'ju ofruar ndihmë dhe udhëzim profesional. Kontaktoni me ekspertët tanë për Mallrat e Rrezikshme
Kthehuni në Krye