Kontrollet e Eksporteve dhe Sanksionet

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE) dhe shumë shtete kanë vendosur sanksione (njihen gjithashtu si "sanksionet midis shteteve" ose "embargot"), që kufizojnë tregtinë me shtete ose territore të caktuara. Sanksionet mund të përfshijnë embargot për armët dhe masat e tjera ekonomike, si p.sh. kufizimet mbi importet dhe eksportet.
  • Politika e DHL parashikon pajtueshmërinë me ligjet tregtare ndërkombëtare në fuqi, duke përfshirë kontrollin e eksporteve dhe sanksionet përkatëse.
  • Mospajtueshmëria me sanksionet mund të rezultojnë në penalitete të rënda penale dhe civile ndaj DHL Express dhe klientëve të tij, duke përfshirë edhe dëmtimin e reputacionit.
  • Paralelisht me masat tona të pajtueshmërisë së kushteve tregtare, parimisht DHL nuk pranon pagesa në Dollarë Amerikanë për dërgesat (ose transaksionet e tjera) jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendet e sanksionuara nga SHBA. (i.e. Bjellorusi, Krimea, Kuba, Iran, Korea e Veriut, Rusi dhe Siri).
Prandaj, DHL Express kërkon që të gjitha dërgesat drejt Vendeve të Sanksionuara me Rrezik të Lartë:
  • Të shoqërohen nga një "Letër Angazhimi" (LOI) të nënshkruar nga dërguesi
  • Të ekzaminohen përpara eksportit nga shteti i origjinës
  • T'i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara, që mund të përfshijnë inspektimin fizik
Përgjegjësitë e DHL
DHL Express kryen Ekzaminimin e Palëve të Ndaluara për të gjitha dërgesat e transportuara brenda rrjetit të saj
  • Ekzaminimi kryhet për të garantuar pajtueshmërinë e DHL Express me ligjet dhe rregulloret në fuqi, dhe jo në emër të klientëve.
  • DHL Express nuk mund të veprojë në cilësinë e Eksportuesit për qëllime të Kontrollit të Eksportit, dhe as nuk mund t'i klasifikojë mallrat apo të aplikojë për licenca eksporti.
Kthehuni në Krye