Shërbimet doganore

DHL Express ka njohuri dhe përvojë të gjatë me doganat në nivel ndërkombëtar. Ne jemi të ndërgjegjshëm se një proces zhdoganimi efikas dhe efektiv ndihmon që dërgesat tuaja të mbërrijnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne ofrojmë shërbime të standardizuara që mbështesin me efikasitet procesin e zhdoganimit.
Shërbimet doganore
Përshkrimi
Mënyra e Tarifimit
Kostoja
Përgatitja Doganore
Deklarata e Eksportit
Eksporti i mallrave që i nënshtrohen kontrolleve shtesë
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Deklarata e Eksportit
Kërkohet një deklaratë eksporti për dërgesat që tejkalojnë një prag vlere. Mund të aplikohet gjithashtu për dërgesat që përmbajnë mallra të kontrolluara ose që tejkalojnë një prag peshe specifike.
Për Dërgesë
(tejkalim 1,000.00 EUR)
12.50 EUR
Tranzit në Magazinë Doganore
Transport me garanci doganore
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Tranzit në Magazinë Doganore
Tranziti Doganor aplikohet për dërgesat e importit dhe eksportit, sa herë që DHL i kërkohet të krijojë, menaxhojë ose raportojë çdo formular transferimi për të cilin nuk janë shlyer detyrimet dhe taksat.
Për Dërgesë
45.00 EUR
Hyrje Shumëlinjëshe
Importi i dërgesave që përmbajnë disa produkte të konsumit të gjerë
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Hyrje Shumëlinjëshe
Tarifat aplikohen kur më shumë se 5 linja regjistrohen për zhdoganim, për shembull me produkte të ndryshme të konsumit të gjerë ose shtete të ndryshme prodhimi.
Për Linjë
500.00 ALL
Eksport dhe Import i Përkohshëm
DHL të organizojë një import ose eksport të përkohshëm
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Eksport dhe Import i Përkohshëm
Me kërkesë të Klientit DHL lehtëson importin/eksportin e përkohshëm të mallrave duke paraqitur dokumentet e kërkuara si ATA Carnet dhe duke iu përmbajtur procedurave të kërkuara të zhdoganimit të përcaktuara nga Dogana.
Për Dërgesë
2,500.00 ALL
Proçesi Doganor
Hyrje Jo-Rutinë
Mallrat e përjashtuar nga zhdoganimi standard
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Hyrje Jo-Rutinë
Në disa shtete të caktuara, kur importohen mallra me një vlerë të deklaruar ose peshë e cila kalon limitet e vendosura nga Autoritetet Doganore në destinacion, ose për shkak të disa kërkesave të tjera rregullatore, janë të përjashtuara nga zhdoganimi i zakonshëm në një manifest të konsoliduar dhe si rrjedhojë për to kërkohet zhdoganim nën një formë hyrjeje individuale.
Për Dërgesë
2,650.00 ALL
Magazinimi Doganor
Kur dërgesa nuk mund të çlirohet nga dogana
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Magazinimi Doganor
Tarifat e magazinimit aplikohen kur dërgesa nuk mund të lirohet nga dogana për shkak të dokumenteve të pasakta ose të munguara.Tarifat hyjnë në fuqi pas datës së mbërritjes së mallrave ose njoftimit të ndërmjetësit, cilado qoftë më vonë. Tarifa vlen për tatimpaguesin.
Për Dërgesë
Për Ditë
Pas 3 Ditësh Kalendarike
1,172.00 ALL dhe 23.44 ALL për kg
Lejet dhe Licencat
Ne lehtësojmë procesin e depozitimit të licencës.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Lejet dhe Licencat
Për të përshpejtuar importin e disa produkteve të kontrolluara, si p.sh. pajisjet mjekësore, farmaceutike, ekranet e kompjuterëve, lexues të CD me laser, produkte kozmetike, syze, ushqime dhe produkte ushqimore, DHL i kërkohet të depozitojë informacione specifike në mënyrë që të marrë lejet ose licencat e nevojshme të importit. 
Për Dërgesë
45.00 EUR
Përpunimi i zhdoganimit
Një tarifë për përpunimin e zhdoganimit të dërgesës
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Përpunimi i zhdoganimit
Zbatohet në vende të zgjedhura ku me kërkes të agjensive qeveritare ka kosto shtesë për importimin e dërgesave.
Për Dërgesë
10.00 EUR
Mbështetja Doganore
Përpunimi i Tatimit dhe detyrimeve doganore
Mbajtësit e një numri klienti DHL mund të përshpejtojnë zhdoganimin me një marrëveshje disbursimi
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Përpunimi i Tatimit dhe detyrimeve doganore
DHL do të përshpejtojë procesin e zhdoganimit duke bërë pagesën e menjëhershme të detyrimeve dhe taksave në lidhje me një dërgesë, ndërsa marrësi shtyn pagesën deri në një datë të rënë dakord.
Për Dërgesë
1,230.00 ALL or 2% of the fiscal charge, if higher
Përpunimi i Tatimit dhe detyrimeve doganore
Tatimet dhe detyrimet e importit për marrësit pa numër klienti DHL
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Përpunimi i Tatimit dhe detyrimeve doganore
Do të zbatohet një tarifë administrative në rast se DHL ka përdorur linjën e saj të kreditit me doganën për të avancuar ose garantuar pagesën e detyrimeve, taksave ose tarifave rregullatore në emër të importuesve dhe konsumatorëve me të cilët DHL nuk ka kontratë.
Për Dërgesë
1,230.00 ALL or 2% of the fiscal charge, if higher
Njoftim i Agjentit Doganor
Caktoni Agjentin tuaj Doganor
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Njoftim i Agjentit Doganor

Me kërkesë të importuesit, DHL do t'i japë dokumentacionin e nevojshëm ndërmjetësit të caktuar të klientit për kryerjen e zhdoganimit dhe vazhdimin e dorëzimit në destinacionin përfundimtar pas përfundimit të zhdoganimit.

Më pas, DHL nuk mban përgjegjësi për afatin kohor të paraqitjes në doganë ose për çlirimin e dërgesës.

Për Dërgesë
2,500.00 ALL
Transferim tek Agjenti Doganor
Dërgesa është zhdoganuar dhe dorëzuar nga ndërmjetësi që keni zgjedhur
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Transferim tek Agjenti Doganor
Me kërkesë të importuesit, DHL do të transferojë dërgesën dhe dokumentacionin doganor përkatës te ndërmjetësi i caktuar nga klienti për zhdoganim dhe dorëzim në kilometrin e fundit.
Për Dërgesë
4,000.00 ALL

Agjensi të Tjera Qeveritare

Gjatë importit të mallrave që i nënshtrohen kontrolleve shtesë
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Agjensi të Tjera Qeveritare
Sipas kërkesës, DHL do të organizojë kryerjen e kontrolleve Veterinare, Shëndetësore ose Fitosanitare në Pikën Fillestare të Hyrjes në një shtet ose Bashkim Doganor, që kërkohet zakonisht gjatë importimit të produkteve shtazore, bimëve, farave, ose produkteve farmaceutike.
Për Dërgesë
4,000.00 ALL
Më Shumë Rreth Shërbimeve Doganore
Më Shumë Rreth Shërbimeve Doganore
  • DHL do të parapaguajë dhe do të rimbursojë tarifat e certifikimit të kërkuara nga qeveria.
  • Dërgesat e rezervuara me shërbimin e taksave të paguara (DTP) mund t'i nënshtrohen tarifave shtesë të zhdoganimit. Aty ku është e mundur, këto do t'i faturohen dërguesit të DTP-së. Këto tarifa mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në:

    • Hyrje Jo-Rutinë
    • Ndërhyrja fizike doganore
    • Lejet dhe Licencat
    • Magazinimi Doganor
    • Hyrje Shumëlinjëshe
    • Përpunimi i zhdoganimit
Kthehuni në Krye