Shërbime opsionale

DHL ofron një gamë të gjerë Shërbimesh Opsionale – duke filluar nga opsionet jostandarde të dorëzimet dhe të faturimit, deri tek transporti me neutralitet klimatik – duke ju ofruar kështu opsione fleksibël shërbimesh për t’iu përshtatur nevojave tuaja të transportit!
Shërbime opsionale
Përshkrimi
Mënyra e Tarifimit
Kostoja
Përgatitja dhe Paketimi
Përgatitja e Dërgesës
Përfitoni ndihmë shtesë për luhatjet e volumeve të dërgesave.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Përgatitja e Dërgesës

Ky është një shërbim i përshtatshëm, i shpejtë dhe i besueshëm për dërgesat sezonale ose të parregullta për përgatitjen e të cilave nevojiten burime shtesë.

DHL menaxhon të gjithë procesin e përgatitjes së fletëngarkesës, të zgjedhjes së përmbajtjes, të etiketimit dhe paketimit dhe më pas i nis dërgesat në adresat e përcaktuara brenda ose jashtë vendit.

Për detaje kontaktoni Shërbimin e Klientit ose Përfaqësuesin tuaj të Shitjeve.

Për Dërgesë
25.00 EUR
Paketimi
Blini kuti, zarfa plastikë dhe të tjera.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Paketimi
Ne ofrojmë një gamë paketimesh të markuara DHL

Zarfa plastike.

Artikuj të tjerë - individual ose me shumicë

20.00 EUR
 
Ndryshon
Mbrojtja e Dërgesës
Sigurimi i Dërgesës
Mbrojtje shtesë për mallrat tuaja me vlerë.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Sigurimi i Dërgesës
Ne rekomandojmë këtë mbrojtje gjithëpërfshirëse për dërgesat tuaja me vlerë ose ato personale, duke ju ofruar kështu siguri në rastet e rralla të dëmtimit apo humbjes së tyre. Zbatohen Termat dhe Kushtet.
Sipas Vlerës së Dërgesës
11.00 euro ose 1% e vlerës së siguruar, nëse është më e lartë
Extended Liability
Dokumentet janë gjithashtu me vlerë!
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Extended Liability

Nëse po dërgoni dokumente me vlerë, të tilla si pasaporta, aplikime për vizë apo certifikata rregullatore, ju mund ta zgjeroni detyrimin standard të DHL me këtë shërbim.

Në rast të humbjes së plotë apo të pjesshme të një dërgese me dokumente, do të paguhet një kompensim fiks.

Për Dërgesë
5.00 EUR
Opsionet e tërheqjes së dërgesës

Tërheqje e Dedikuar

Keni një kërkesë të veçantë tërheqjeje?
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Tërheqje e Dedikuar
Nëse biznesi juaj ka nevojë për një automjet të posaçëm për tërheqjen e dërgesave të pazakonta ose për tërheqje jashtë orarit të zakonshëm të punës, ne mund ta mundësojmë këtë. Për asistencë të mëtejshme, ju lutemi të kontaktoni Shërbimin tuaj lokal të Klientit.
Për Dërgesë
30.00 EUR ose 0.45 EUR për kg
Shërbimet e Faturimit të Detyrimeve
Duty Tax Paid
Detyrimet dhe taksat mund t'i faturohen dërguesit ose palës së tretë.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Duty Tax Paid

DHL mund të organizojë që dërguesi ose një palë e tretë të faturohen për çdo detyrim dhe taksë të pagueshme në destinacion, në vend që të faturohet marrësi i dërgesës.

Tarifat aplikohen sa herë ka detyrime, taksa ose tarifa te tjera rregullatore dhe dërguesi ka kërkuar që ato të faturohen jashtë vendit të destinacionit.

Për Dërgesë
16.00 EUR ose 2% e tatimit, nëse është më e lartë
Përpunimi i Tatimit dhe detyrimeve doganore
Mbajtësit e një numri klienti DHL mund të përshpejtojnë zhdoganimin me një marrëveshje disbursimi
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Përpunimi i Tatimit dhe detyrimeve doganore
DHL do të përshpejtojë procesin e zhdoganimit duke bërë pagesën e menjëhershme të detyrimeve dhe taksave në lidhje me një dërgesë, ndërsa marrësi shtyn pagesën deri në një datë të rënë dakord.
Për Dërgesë
1,230.00 ALL or 2% of the fiscal charge, if higher
Përpunimi i Tatimit dhe detyrimeve doganore
Tatimet dhe detyrimet e importit për marrësit pa numër klienti DHL
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Përpunimi i Tatimit dhe detyrimeve doganore
Do të zbatohet një tarifë administrative në rast se DHL ka përdorur linjën e saj të kreditit me doganën për të avancuar ose garantuar pagesën e detyrimeve, taksave ose tarifave rregullatore në emër të importuesve dhe konsumatorëve me të cilët DHL nuk ka kontratë.
Për Dërgesë
1,230.00 ALL or 2% of the fiscal charge, if higher
Opsionet e Dorëzimit
Dorëzim Neutral
Nëse nuk dëshironi të shpërndani vlerën e mallrave te marrësi.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Dorëzim Neutral
Ky shërbim mundëson dorëzimin e çdo dërgese, pa e shpërndarë vlerën e saj ose pa e ekspozuar atë te marrësi. DHL do të garantojë që çdo dokument që ekspozon vlerën e mallrave të hiqet nga dërgesa përpara dorëzimit.
Për Dërgesë
5.00 EUR
Dorëzim Të Shtunën
Përfitoni opsionin e marrjes së dërgesës të Shtunave.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Dorëzim Të Shtunën

Ne ofrojmë shërbime dorëzimi të Shtunave drejt qyteteve kryesore në mbi 70 shtete.

Për të verifikuar disponueshmërinë, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Klientit.

Për Dërgesë
40.00 EUR
Adresa e Banimit
Përfitoni opsione sinjalizimi dhe programimi për dorëzimet në shtëpi.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Adresa e Banimit

Klientët që transportojnë drejt një shtëpie apo banese private mund të aktivizojnë opsione specifike dorëzimi duke e caktuar adresën e dorëzimit si adresë banimi.

Për dërgesa të tilla, DHL do të njoftojë marrësin në mënyrë proaktive me email ose SMS lidhur me ecurinë e dërgesës. Më pas, marrësit mund të zgjedhin opsionin më të përshtatshëm të dorëzimit në faqen e internetit On Demand Delivery.

Për Dërgesë
5.00 EUR
Nënshkrimi i Drejtpërdrejtë
Kur dëshironi të siguroheni se pakoja është në duar të sigurta.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Nënshkrimi i Drejtpërdrejtë

Nëse po dërgoni dokumente sensitive ose përmbajtje me vlerë të lartë, mund t’i kërkoni DHL që të marrë një nënshkrim të drejtpërdrejtë nga marrësi ose nga përfaqësuesi në adresën e dorëzimit.

DHL do të garantojë që dërgesa juaj të mos riadresohet ose të mos dorëzohet në një adresë tjetër.

Për Dërgesë
5.00 EUR
Dorëzim i Dedikuar
Ne mundësojmë kushte të veçanta dorëzimi, nëse nevojitet.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Dorëzim i Dedikuar
Me kërkesë të klientit, një dorëzim unik dërgese, i menjëhershëm ose jo rutinë, brenda një dite të zakonshme pune ose dite pushimi, i cili përfshin një automjet specifik, të tillë si një kamion me platformë ngritëse, ose më shumë se një korrier. Për asistencë të mëtejshme, ju lutemi të kontaktoni Shërbimin tuaj lokal të Klientit.
Për Dërgesë
40.00 EUR ose 0.45 EUR për kg
Nuk kërkohet nënshkrim
Autorizoni dorëzimin pa nënshkrim.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Nuk kërkohet nënshkrim
Nëse zgjidhet, DHL autorizohet për të përfunduar dorëzimin ose për ta lënë dërgesën në një vendndodhje të caktuar, pa nënshkrim në dorëzim.
Për Dërgesë
Nuk ka Tarifë
Shërbime shtesë
GoGreen Plus
Reduce your shipment's carbon emission.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
GoGreen Plus

Nëse përzgjidhet, DHL do të reduktojë emetimet (të futura) të CO2 nga transporti ajror nëpërmjet blerjes së karburantit të qëndrueshëm të aviacionit (SAF).

Karburanti i qëndrueshëm i aviacionit mund të zvogëlojë emetimet e karbonit të ciklit jetësor deri në 80% në krahasim me karburantin tradicional të avionëve. GoGreen Plus - Shërbimi i reduktuar me karbon, mbështet reduktimet e emetimeve të fushës 3 në përputhje me nismën e objektivit të bazuar në shkencë. Grupi DHL përdori SAF dhe zvogëloi emetimet nga raportimi i bilancit të emetimeve të gazrave serr të fushës 1 dhe fushës 3 të kategorisë 3.

Nivelet alternative të reduktimit dhe raportet e emetimit të CO2ewtwet janë të disponueshme vetëm në bazë kontraktuale Ju lutemi kontaktoni përfaqësuesin tuaj të shitjeve për informacione të mëtejshme.

Në varësi të destinacionit për dërgesë
Tarifa minimale prej 0.18 EUR për kg
Ndryshim Faturimi
Kur nevojiten ndryshime në faturë.
Shfaqni Më Shumë
Shfaqni Më Pak
Ndryshim Faturimi
Kjo vlen kur klienti kërkon një ndryshim të informacioneve të përcaktuara të faturimit në një faturë që është lëshuar, çka do të rezultojë në rilëshimin e faturës dhe, në rastin e ndryshimit të llogarisë, në kreditim të llogarisë së vjetër dhe debitim të llogarisë së re.
Për Kilogram
12.00 EUR
Më Shumë Rreth Shërbimeve Opsionale
Më Shumë Rreth Shërbimeve Opsionale
  • Tarifat për Shërbimet Opsionale u shtohen tarifave të zbatueshme të transportit.
  • Disponueshmëria e shërbimeve varet nga dërgesa dhe destinacioni. Jo të gjitha shërbimet janë të disponueshme në të gjitha zonat.
  • Jo të gjitha Shërbimet Opsionale janë të disponueshme për çdo dorëzim ose në çdo shtet.
  • Shërbimet janë objekt i Termave dhe Kushteve të DHL dhe/ose siç përcaktohen në fletëngarkesën e shtetit të origjinës.
Kthehuni në Krye