DHL EasyShip

Çfarë është DHL EasyShip?

DHL EasyShip është një zgjidhje e integruar e menaxhimit të dërgesave. E projektuar për dërguesit me vëllime të mëdha dërgesash, DHL EasyShip është një mjet i fuqishëm që thjeshtëson procesin e transportit dhe rrit shpejtësinë dhe produktivitetin. Nga zinxhirët shumëkombëtarë të prodhimit e deri te kompanitë me funksion qendror transporti, DHL EasyShip mund të përmbushë nevojat tuaja.
DHL EasyShip mund të operojë në një kompjuter të vetëm ose në rrjetin tuaj lokal, prandaj ju mund të zgjeroni aksesin në disa përdorues.
Si mund t'ju ndihmojë DHL EasyShip?
  • Thjeshtësoni proceset e transportit duke përgatitur fletëngarkesat, etiketat dhe dokumentacionin doganor
  • Përdor funksionalitetin e transportit me një klikim për të përgatitur dërgesat e shpeshta ose të herëpashershme
  • Ofron gjurmim në kohë reale, vendosje të çmimeve në çast dhe raportim të personalizueshëm
  • Ruan historikun e dërgesave dhe një bllok të zgjeruar adresash
  • Bën të mundur importin dhe eksportin e të dhënave për t'u integruar me aplikacionet e klientit
  • Mbështet listat e adresave të dërgesave, njoftimet paraprake dhe dërgesat e shtyra
  • Përfshin mbështetje të plotë teknike, duke ofruar trajnimin, dokumentacionin, shërbimin ndaj klientit, përditësimet dhe mirëmbajtjen në terren
Çfarë më nevojitet për të filluar transportin?
Çfarë më nevojitet për të filluar transportin?
  • Numri i Llogarisë DHL
  • Kompjuter me procesor Pentium IV dhe lidhje në internet
  • Microsoft Windows XP/Vista/Windows 7
  • Printer me laser ose printer termik për etiketa
Sales presentation to group of business people
Zgjidhjet e Menaxhimit të Dërgesave
DHL express ofron një sërë opsionesh fleksibël – duke filluar nga opsionet në internet dhe të softuerëve, deri te zgjidhjet e fuqishme të integruara dhe të personalizuara të biznesit.
Kthehuni në Krye