Foreign Trade Regulation

Çfarë është FTR?
Mbyllni

Rregulloret e Tregtisë së Jashtme (FTR) parashikojnë që të gjithë personat që duhet të dorëzojnë të dhëna të eksportit ta bëjnë këtë nëpërmjet Sistemit të Automatizuar të Eksportit (AES) brenda një afati të përcaktuar përpara eksportit duke dhënë të dhënat e kërkuara të dërgesës. Më parë ky informacion quhej Deklarata e Eksportit e Dërguesit (SED), ndërsa aktualisht njihet me emrin Informacioni Elektronik i Eksportit (EEI). FTR imponon më tej sanksione civile dhe penale për shkeljet e këtyre rregulloreve. Qëllimi i FTR është të mbledhë të dhëna statistikore mbi eksportin në SHBA, si dhe të vendosë në zbatim ligjet e SHBA-së për kontrollin e eksporteve.

FTR

Shpjegim i Shkurtër

30.2(d)(2)

Dërgesat nga SHBA ose Puerto Riko drejt territoreve në varësi të SHBA-së si më poshtë: Guam, Samoa Amerikane, Ishulli Wake, Ishulli Midway, ishujt Mariana të Veriut, Canton dhe ishujt Enderbury

30.36

Dërgesat me destinacion Kanadanë †

30.37(a)

Produktet e përdorimit të gjerë nga një USPPI drejt një marrësi me një transportues të vetëm eksporti, i klasifikuar sipas një kodi individual të klasifikimit të mallrave të Listës B/HTS është 2500 dollarë ose më pak †

30.37(b)

Instrumentet e tregtisë dhe kontejnerët e tyre

30.37(e)

Dërgesat në rrugë ajrore të mallrave për të cilat nuk nevojiten licenca eksporti ose përjashtime ITAR, të transportuara ende të pazhdoganuara përmes Shteteve të Bashkuara. Me përjashtim të mallrave të dërguara ende të pazhdoganuara nga një Zonë e Tregtisë së Jashtme (FTZ) kërkojnë dorëzim të një EEI-je.

30.37(f)

Eksporti i teknologjive dhe softuerëve sipas përcaktimit në 15CFR, pjesa 772 e EAR, për të cilat nuk nevojitet një licencë eksporti

30.37(g)

Dërgesat për bibliotekat jashtë vendit, godinat qeveritare apo institucionet e ngjashme, që konsistojnë në libra, harta, grafikë, pamflete dhe artikuj të ngjashëm, për përdorim ekskluziv.

30.37(h)

Dërgesat e autorizuara në kuadër të Licensës së Përjashtimit GFT (Pakot me Dhurata dhe Donacionet Humanitare) 15 CFR 740.12 të EAR

30.37(i)

Materialet/pakot diplomatike dhe përmbajtja e tyre

30.37(k)

Dërgesat e korrespondencave ndërmjet filialeve (Interplant), faturave të ekzekutuara dhe dokumenteve të tjera të regjistrave tregtarë të një kompanie amerikane drejt një prej degëve/filialeve të saj. (E pavlefshme për planet, korrespondencat etj. të një natyre mjaft teknike, për të cilat mund të nevojitet licencë)

30.37(o)

Dërgesat e pjesëve dhe pajisjeve të avionëve; ushqimeve, kabinave, stoqeve të artikujve dhe hapësirave të ngjashme; si dhe e furnizimeve për përdorim në avion, nga linjat amerikane për vetë instalacionet, avionët dhe agjentët e tyre jashtë vendit, në kuadër të Licensës së Përjashtimit AVS të EAR per avionët dhe anijet.

30.37(q)

Eksportet e përkohshme, përveç atyre që kërkojnë licensim, qofshin të dërguara ose bartura (p.sh. dokumenti Carnet) dhe që eksportohen nga SHBA dhe rikthehen po aty brenda një viti (12 muaj) nga data e eksportit.

30.37(r)

Mallrat e importuara më parë në kuadër të detyrimit të Importit të Përkohshëm që parashikohet të kthehen në të njëjtat kushte si në momentin e importimit, duke përfshirë: mallrat për testim, eksperimentim ose demonstrim; mallrat e importuara për ekspozim; mostrat dhe modelet e importuara për rishikim ose për marrjen e porosive; mallrat e importuara për pjesëmarrje në gara ose kompeticione, dhe kafshë të importuara për mbarështim ose ekspozim, si dhe mallrat e importuara për përdorim nga përfaqësues të qeverive të huaja apo organizatave ndërkombëtare ose nga anëtarë të forcave të armatosura të një vendi të huaj. Mallrat e importuara në kuadër të detyrimit për përpunim dhe rieksportim nuk mbulohen nga ky përjashtim.

30.39

Përjashtime të veçanta për dërgesat për forcat e armatosura amerikane, për përdorim ekskluziv. E pavlefshme për artikujt që bëjnë pjesë në USML apo që kontrollohen nga ITAR ose për dërgesat që nuk u dorëzohen drejtpërdrejt forcave të armatosura amerikane, megjithëse janë të destinuara për to

30.40(a)

Përjashtime të veçanta për dërgesa të caktuara për agjencitë dhe punonjësit e qeverisë amerikane, që konsistojnë në mobilie, pajisje apo furnizime për zyra, për përdorim ekskluziv

30.40(b)

Përjashtime të veçanta për dërgesa të caktuara për agjencitë dhe punonjësit e qeverisë amerikane, që konsistojnë në artikuj për përdorim personal dhe shtëpiak, për përdorim ekskluziv

30.40(c)

Përjashtime të veçanta për dërgesa të caktuara për agjencitë dhe punonjësit e qeverisë amerikane, që konsistojnë në ushqime, barna dhe artikuj të ngjashëm, për përdorim ekskluziv

30.40(d)

Përjashtime të veçanta për dërgesa të caktuara për agjencitë dhe punonjësit e qeverisë amerikane, që konsistojnë në libra, harta, grafikë, pamflete dhe artikuj të ngjashëm, për përdorim ekskluziv

Korrespondenca

Korrespondenca Ndërpersonale e vlefshme vetëm për dërgesat ku zbatohet shërbimi opsional i Destinacionit me Akses të Kufizuar

† Nuk zbatohet për dërgesat që kërkojnë licencë/leje eksporti, të dërguara për magazinim në Kanada por me destinacion fundor një vend të tretë, të cilat konsistojnë në diamante të papërpunuara apo produkte të përdorimit të gjerë të kontrolluara nga USML e ITAR.